Rroba të shpërndara në të gjitha cepat e shtëpisë, këpucë të palara që prej dimrit të shkuar, çentro të ngrira në niseshte e deri tek çorape të parfumosura e hekurosura ?! Ndoshta s’e keni menduar kurrë më parë dhe keni zgjedhur të besoni se punët e shtëpisë ose i keni në gjak, ose jo, por ja që si gjithmonë horoskopi vendos se kush janë shenjat që e duan pastërtinë dhe kush janë më ”pisanjose”.

1. Demi: Edhe pse duken disi te plogështa, vajzat dhe gratë e shenjës së Demit janë goxha të organizuara dhe pastërtore. Ato kujdesen për çdo detaj në shtëpi në mënyrë që kur të vijë ndonjë i ftuar të jetë çdo gjë në vendin e duhur dhe sigurisht, të shkëlqejë nga pastërtia.

2. Virgjëresha: Virgjëreshat kanë gjithmonë nevojë të kontrollojnë gjithçka dhe të jenë të organizuara, prandaj janë edhe më maniaket për pastërti e rregull. Ato sistemojnë bibliotekën sipas rendit alfabetik, i seleksionojnë veshjet sipas ngjyrave, nuk lënë asnjëherë papastërti ne shtëpi dhe duan që gjithçka të shkëlqejë.

3. Bricjapi: Duke qenë se rrëmuja është ajo çka urrejnë më shumë, nuk është çudi që Bricjapi të renditet në vendin e tretë të listës. Në shtëpinë e personave te kësaj shenjeje çdo gjë është e mirëorganizuar dhe çdo centimetër katror i shfrytëzuar dhe i pastruar ashtu si duhet.

/revistaliving