Ish presidenti Bamir Topi ka dhënë dorëheqjen nga Fryma e Re Demokratike fill pasi partia e tij u rreshtua krah Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj në zgjedhjet e 25 prillit.
Lajmi është konfirmuar nga vetë Topi i cili ka bërë publik vendimin për dorëheqjen nga të gjitha funksionet që ka tek Fryma e Re Demokratike. Mospajtimi i nënëshkrimit të koalicionit me Partinë Demokratike nga strukturat e FRD, bëri që Topi të merrte vendimin për t’u larguar nga kjo forcë politike.