Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur për formën e 39-vjeçarit, Zlatan Ibrahimovic. Koeman ka pasur nën urdhrat e tij shumë vite më parë Zlatan Ibrahimovicin, kur të dy ishin pjesë e Ajaxit të Amsterdamit.

Për gjigantin suedez, trajneri holandez dha këtë koment tha se meriton gjithçka nga ana e tij “Kam punuar me të kur ishte 19 ose 20 vjeç. Ju mund t’i shihni cilësitë e tij, e ka provuar se është një nga sulmuesit më të mirë dhe pavarësisht moshës së tij, mbetet një lojtar shumë i mirë. Nga mentaliteti, është fitues, kjo e bën vendimtar. Ajo që ka bërë ndër vite, është e mrekullueshme. Ka fituar thuajse gjithçka, meriton gjithçka nga ana ime” – tha ai.