Megjithë programet e vaksinimit, me shumë mundësi, Covid-19 do të jetë një problem që do të na shoqërojë për disa dimra të ardhshëm, deklaroi shefi i mjekësisë angleze, Chris Whitty.
“Kjo është diçka që ne do duhet ta përballojmë për një kohë të gjatë dhe, sipas mendimit tim, ka të ngjarë të jetë një problem veçanërisht gjatë dimrit për disa dimra të ardhshëm,” tha Whitty.
Shefi mjekësor për Anglinë tha se sëmundjet e tjera të frymëmarrjes, për të cilat ka vaksina, ende shkaktojnë një numër të konsiderueshëm të vd ekjeve çdo vit, dhe beson se kështu do të bëjë edhe Covid-19.
“Kam frikë se koronavirusi do të shtohet në atë listë të sëmundjeve që edhe përkundër vaksinimit, mund të jenë një rrezik për shtresat më të rriskuara. Ne vaksinojmë kundër gripit, vaksinojmë kundër pneumonisë pneumokoksike dhe akoma ka raste dhe akoma ka vde kje.”, shtoi ai.
Ndërkaq, Mbretëria e Bashkuar do të lehtësojë izolimin e vendosur për të luftuar përhapjen e Covid-19. Duke nisur nga 8 marsi nxënësit do të rikthehen në shkolla, ndërsa në fund të marsit të paktën 6 persona ose dy familje do të mund të takohen në ambient të hapur.