Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka gjobitur ditën e sotme kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj. Në total Veliaj është gjobitur me 825 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara. Sipas KQZ, Veliaj, është gjobitur për shkak se ka zhvilluara aktivitete që janë të ndaluara të bëhet 4 muaj para zgjedhjeve. Gjoba është ndarë për tre shkelje atë të rregullave për aktivitetet e ndaluara, mos raportim të aktiviteteve dhe për promovim të aktiviteteve të ndaluara.

Gjobat për Erion Veliaj: 750 mijë lekë për shkelje të rregullave për aktivitetet e ndaluara 35 mijë lekë për mos raportim të aktiviteteve 40 mijë lekë për promovim të aktiviteteve të ndaluara