Po përfundon ndërtimi i 567 banesave të para individuale në Shijak, për familjet që mbetën të pastreha nga tërmeti i 26 Nëntorit.
Kryetari i bashkisë së Shijakut Elton Arbana njofton se sapo ka nisur dhe loti i dytë me 224 banesat e fundit që do të ndërtohen.
Ndërkohë, ka nisur puna intensive për ndërtimin e pallateve. Në muajin gusht do të jetë bashkia e Shijakut që do të ndajë apartamentet dhe certifikatat e pronësisë sipas vlerësimit të dosjeve për çdo familje shijakase.
Ai shprehet se të gjithë qytetarët duhen të jenë të qetë, pasi falë punës së pandërprerë të bashkisë dhe mbështetjes së Kryeministrit Rama asnjë familje nuk do të mbetet pa shtëpi. “Do të ndërtojmë 3 pallate për të pastrehët dhe do ia japim të gjithë atyre që kanë aplikuar si të tillë.”- njofton kryebashkiaku Arbana në një publikim në rrjetet sociale.