Bajerni i Mynihut ka mësuar rivalët e ndeshjes gjysmëfinale që do të luhet më datë tetë shkurt në Katar për Kupën e Botës për Klube. Kampionët e Europës do të ndeshen me Al Ahlin, i cili mundi me rezultatin 0-1 skuadrën e Al Duhailit. Ishte Al Ahli ai që zhbllokoi i pari rezultatin në minutën e 30-të me anë të El Shahat. Vetëm tetë minuta më pas, Al Ahli shënoi sërish për goli u anulua për pozicion jashtë loje pas ndërhyrjes së VAR-it.
Loja u dominua nga Al Duhail i cili kishte disa mundësi të mira për të barazuar rezultatin por lojtarët u treguan të pasaktë para portës. Skuadra egjiptiane arriti të mbronte me sukses avantazhin duke arritur të kualifikohej për në gjysmëfinale, aty ku do të ndeshen me Bajernin e Mynihut. Kampionët gjermanë do të jenë pa dyshim favoritë për të kaluar në finale, edhe pse gjithçka mund të ndodhë. Ndërkohë, ndeshja tjetër midis Tigres dhe Ulsan Hundai përfundoi në fitoren e meksikanëve të cilët do të ndeshen në gjysmëfinale me brazilianët e Palmeirasit, të dielën në orën 19:00.