Duke iu referuar tre skenarëve që ka bërë publike vetë qeveria shqiptare, por edhe duke parë ritmet e mbërritjes së vaksinave në vendin tone, ekspertët nuk janë aspak optimistë për kohën kur Shqipëria do të mund të çlirohet nga kufizimet e diktuara nga covid. “Kur do të jetë vaksinuar 70% e popullatës atëherë do të jemi drejt fundit, kur do të ndodhë kjo për Shqipërinë? Do të jetë shumë vonë. Ju i keni parë skenarët dhe nuk flitet për 2021, por nga 2022 e mbrapa. Kjo është arsyeja që duhet të shohim shumë skenarë, ka shumë aktorë loja dhe ne skemi pse të shkojmë me një të vetëm” u shpreh Ilir Alimehmeti, Epidemiolog Klinik.

Të tjerë shpresojnë që të paktën deri nga mesi i marsit të jetë mbyllur vaksinimi i mjekëve të QSUT-së. Brenda pranverës pritet që së paku të jenë vaksinuar të gjithë mjekët e vendit. Por pavarësisht optimizmit për zhbllokimin e procesit të prodhimit të vaksinës, ekspertët mendojnë se ky nuk është momenti për të menduar për kostot financiare, por se si të dalim sa më parë nga ky kolaps. Ata i sugjerojnë qeverisë shqiptare dy alternativa: së pasi të ndiqet strategjia e Izraelit dhe të blihen vaksinat qoftë edhe me kosto më të lartë, dhe e dyta në këtë situatë emergjente të përjashtohen nga vaksinimi ata që e kanë kaluar.

Dhe për që ekspertët kjo shifër shkon mbi 35% e popullatës. Izraeli është kthyer në modelin botëror të vaksinimit. Që në pranverë të vitit 2020, kur pandemia sapo kishte trokitur në derë, Izraeli nisi një fushatë agresive për sigurimin e vaksinës duke i blerë edhe më shtrenjtë. Aktualisht rreth 50% izraelitë kanë marrë dozën e parë të vaksinës dhe 20% të tjerë kanë marrë edhe dozën e dytë.

Së bashku me mbylljen totale që aplikoi për herë të tretë në fillim të këtij viti, kurba e shifrave të infektimeve në Izrael ka pësuar rënie të ndjeshme. Izraeli synon të jetë vendi i parë që “do të dalë” nga pandemia e koronavirusit. “Rekomandimi im është që të blihen edhe më shtrenjtë se sa janë vaksinat. Mjafton që ne të vaksionojmë sa më shpejt popullatën, edhe sikur të shpenzojmë më shumë para për vaksinat, se çlirimi i ekonomisë dhe zhvillimi i aktivitetit në vendin tonë janë qesharake krahasuar me kostot e mbylljes” u shpreh Arben Gjata, Rektor në Universitetin e Mjeksisë.