Një familjar i Lulzim Bashës, i quajtur Altin Basha dje kishte deklaruar marrjen e testerës së Partisë Socialiste dhe duke theksuar se ishte djali i xhaxhait, pra kushëriri i parë i Lulzim Bashës.
Kjo solli një reagim të madh në rrjet. Për shumë orë pati shkrime dhe raportime në shumë media, më pas Luli lëvizi. Gocat dhe çunat që qendrojnë dhe punojnë me propagandën filluan ta mohojnë, të shkruajnë në rrjetet sociale dhe në media se ai nuk është kushëriri i parë i Lulit, pasi Luli nuk ka xhaxha.
Në fakt kjo është një gënjeshtër, pasi sipas të dhënave të nxjerra nga lista e votuesve, pra mjafton ta kërkosh apo të posedosh një listë votuesish të zgjedhjeve të kaluara, lokale apo parlamentare të cilat bëhen publikë nga KQZ dhe lehtësisht e shikon se Lulzim Basha së pari ka xhaxha. Së dyti, Altini është apo nuk është djali i xhaxhai kjo nuk ka asnjë pikë rëndësie.
Qoftë djali i xhaxhait të Lulit apo qoftë djali i xhaxhait të babait, propaganda e Lult ka gjetur rrugën e gabuar. Së pari, tregon që është e kompleksuar duke treguar që Basha të ketë të afërm që mund të jenë me Partinë Socialiste. Kjo nuk ka asgjë të keqe thjesht mund të zgjedhin të ikin ku të duan. Mund të kenë histori familjare, çështje pronash, konflikte, debate. Shqiptarët janë vrarë për një avlli apo pikë uji vëlla me vëlla. Ka ngjarje të tilla plot. Lulin mund ta kenë rrahur kur ka qenë i vogël dhe mban inat, nuk i flet me gojë, apo janë zënë për një dritare apo dikë që do të ndërtojë dhe dikush tjetër jo.
Prandaj Basha nuk duhet të ketë asnjë kompleks. As të tijët, të cilët kanë kurajon të mohojnë dhe xhaxhallarët e Lulit të cilët lehtësisht gjenden në listën e gjendjes civile. Pa folur pastaj që djali i xhaxhait ka zgjedhjet e tij në jetë. Që Lulzim Bashën nuk e voton djali i xhaxhait apo që mund të shkojë me PS, kjo nuk është një çudi sepse Lulzim Bashën nuk e voton as gruaja e tij. Lulzim Bashën nuk e votuan 230 mijë demokratë në vitin 2017. Votë e pastër për PD që ishte hedhur në 2013, në 2017 nuk iu dha Lulzim Bashës.
Lulzim Bashën nuk e kanë votuar për kryetar të PD as në 2013 dhe as në 2017, në të dyja rastet ka pasur manipulime të zgjedhjeve. Në garën me Olldashin pati dhe mbështetjen e Berishës, në garën e dytë bëri një ngrirje formale, kishte frikë edhe nga vota e Eduart Selamit.
Lulin nuk e voton gruaja, Lulin nuk e votojnë demokratët, Lulin nuk e votojnë kushërinjtë. Ky është Lulzim Basha, nuk ka asgjë për tu çuditur. Kushëriri i Lulit është një fenomen shqiptar, por edhe ky bën pak zhurmë kur ka të bëjë me Lulzim Bashën i cili përpiqet të dalë se është një familjar i devotshëm, e përdor familjen edhe për reklama elektorale duke skuqur vezë apo kërpudha me pak piper, e kështu me radhë.
Por në fakt jo të gjitha familjet, jo të gjitha marrëdhëniet me kushërinjtë, me komshinjtë, me të afërmit janë të shkëlqyera. Edhe Luli është nga ata megjithëse do t’i shesë sikur ka më të mirën e mundshme. Në fakt është e kotë të lodhesh me Lulzim Bashën. Ai është një personazh i fryrë me një imazh të gatuar keqazi dhe është një maskë e vërtetë elektorale dhe politike jo vetëm për shqiptarët por për demokratët në veçanti. Ndaj askush nuk ka pse të shqetësohet e voton Lulin kushëriri apo jo. Do ishte thjesht një votë më pak apo më shumë në humbjen e radhës së Lulit e cila do të pasohet nga justifikimet me vjedhje votash, e propagandë tjetër elektorale për të mbajtur karrigen e kryetarit të PD. Tani nuk mjaftojnë këto, por na duhet edhe kushëriri i Lulit.(CNA.al)