Gafat e arbitrave janë një gjë normale në futboll. Teknologjia VAR ndihmon disi në reduktimin e tyre, por polemikat, kritikat dhe gafat nuk kanë fund. Drejtuesit e Premier League kanë vendosur të marrin masa në lidhje me këtë çështje dhe e kanë gjetur një zgjidhje. Gabimi kushton dhe arbitrat do e ndjejnë në xhepat e tyre. Drejtuesit e kampionatit më të fortë në planet kanë vendosur një bonus për arbitrat në fund të sezonit, shumë që mund të shkojë deri në 50 mijë paund.

Daily Mail raporton se çdo gabim që do të bëjnë arbitrat do të pasqyrohet në këtë shumë. Sa më shumë gabime, aq më i ulët fitimi në fund të sezonit. Një vendim për të rritur drejtësinë në gjykim gjatë ndeshjeve të Premier League. Gjithçka vlerësohen bazuar në një tabelë të prodhuar nga PGMOL, që konsideron punën e gjyqtarit gjatë gjithë sezonit. Një gjë e tillë pritet të rrisë përdorimin e teknologjisë VAR, sidomos në rastet kur trupat arbitrare kanë dilema për raste të ndryshme, sigurisht për të minimizuar gafat dhe fitimet.