Kombëtarja angleze rrez ikon të përjashtohet nga Kupa e Botës 2022. Zbulimi i bujshëm vjen direkt nga gazeta “The Sun”, e cila diskuton masat e reja kufizuese anti-Covid që po shqyrtohen nga qeveria britanike. Sir Keir Starmer, anëtar i parlamentit dhe udhëheqës aktual i Partisë Laburiste, ka bërë propozimin që të gjithë ata që mbërrijnë në vend, duhet të kalojnë dhjetë ditë karantinë në hotele, pa përjashtim, madje as për sportistët profesionistë.
Nëse propozimi do të pranohej dhe masat do të forcoheshin, Anglia do të shihte në rrezik pjesëmarrjen e saj në Kupën e Botës së Katarit, pasi nuk do të ishte në gjendje të merrte pjesë në ndeshjet kualifikuese në Poloni, San Marino dhe Shqipëri. Në rast të mospjesëmarrjes, të gjitha ndeshjet do të humbiteshin 3-0 në tavolinë dhe “Tre Luanët” do të përjashtoheshin nga gara. Siç thekson “The Sun”, do të krijohej kaos edhe në Kampionatin Europian të verës që vjen, në Champions League, “Europa League”, por dhe sportet e tjera, të tilla si Formula 1.