Pasi u rikthye te goli të shtunën në mbrëmje në ndeshjen ndaj Beneventos, sulmuesi argjentinas i Interit, Lautaro Martinez ka marrë një dhuratë shumë të bukur nga bashkëshortja e tij, Agustina Gandolfo. Kjo e fundit solli në jetë sot vajzën e parë të çiftit, që kanë vendosur ta quajnë Nina. Ka qenë vetë Lautaro që ka shpërndarë lajmin, duke hedhur një foto të të treve në Instagram, me përshkrimin “Mirë se vjen”.

Sulmuesi argjentinas ka qëndruar vetëm pak minuta nën shoqërinë e vajzës dhe bashkëshortes së tij, pasi menjëherë i është bashkuar Interit në stërvitje, për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme ndaj Juventusit, ku në mungesë të Lukakut, do të mbajë edhe peshën e sulmit.