Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar listën e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike për kryeqytetin. Me ironi ai tha se teksa në Tiranë Partia Socialiste ka 36 personalitete për drejtimin e fushatës, Basha prezanton një ekip kalçetoje dhe për më tepër me njerëz që kanë pësuar humbje historike.
Pjesë nga intervista e Veliajt në Klan News.
Milena Milori: Si po e zhvillon fushatën Lulzim Basha për mendimin tuaj?
Veliaj: Me atë që pashë sot, qartazi ka një mungesë skuadre. Ne e kemi ndarë Tiranën në 36 zona dhe kemi 36 personalitete publike, politike që mbulojnë këto zona. Ndërkohë që shoh që Lulzim Basha kishte botuar sot 6-7 veta, që secili do mbulojë nga 4-5 zona, në disa raste nga dy qytete ose 2 bashki.
Po të flasim me terminologji futbolli. Më duket që një skuadër po luan Champions League dhe ka dy skuadra rezervë, 11 të parë, por ka dhe dy të tjera. Ndërkohë që 1 skuadër po luan kalçeto dhe praktikisht të njerëzve që humbën. Njëra humbi në Durrës, tjetri në Vlorë. Janë humbje historike.
Është bërë një ekip kalçeto i humbësve që do duhet të garojmë me 3 skuadrat tona. Pra ne kemi 1 skuadër të deputetëve që janë rreth 18 deputetë, por dhe të tjerë që janë shtuar skuadrës që mund të kenë ardhur nga rrethet për ta përforcuar, dhe jemi 36 zona. Ndërkohë shohim përpara 6 kolegë. Ju uroj shumë sukses por shoh mungesë seriozitetit”.
Ndërsa për LSI-në ai tha se nuk ka ç’të thotë për një parti që i kanë ikur njerëzit më të rëndësishëm dhe i janë bashkuar Partisë Socialiste.