Liverpool vazhdon të jetë në gjurmët e Rodrigo de Paul. Të Kuqtë, që verën e ardhshme janë gati të bëjnë një revolucion në mesfushë, duket se do të hidhen në sulm për argjentinasin.

Ylli i Udinese-s pëlqehet shumë nga Jurgen Klopp. Mbetet për t’u kuptuar nëse do të bëhet oferta e duhur. Udinese e vlerëson 40 milionë euro, një shifër e përballueshme nga klubi angleze.