S ulmuesi i Interit, Romelu Lukaku, ka thënë se ai dhe bashkëlojtarët e tij dëshirojnë të përmirësohen vazhdimisht dhe këmbëngul se nuk po mendon për garë për Këpucën e Artë kundër Cristiano Ronaldos. Përfaqësuesi i Belgjikës luajti rol kyç në fitoren e zikaltërve 3:0 kundër Genoas të dielën.
Ai e shënoi golin e parë pas 32 sekondave dhe asistoi te goli i dytë i Matteo Darmian. “Ne jemi duke u përmirësuar. Jemi në krye të tabelës, është ndjesi e mirë, por ne duhet të vazhdojmë patjetër. Në lojë të tilla kemi humbur në fillim të sezonit dhe duam të përmirësohemi. Jam shumë i lumtur me fitoren”, tha Lukaku. “Unë dua të përmirësohem gjithmonë, njëlloj si shumë lojtarë të tjerë: Barella, Bastoni, Skriniar, De Vrij. Jemi të rinj dhe kemi vend për t’u përmirësuar.”
Lukaku i ka shënuar 18 gola në Serie A, një më pak se Cristiano Ronaldo. “Unë gjithmonë mendoj për të fituar. Po kaloj nëpër një kohë të mirë në karrierën time, por vetëm Interi ka rëndësi”, shtoi ai.