Në nje takim që ka zgjatur rreth 90 minuta papritur në fund të takimit – teksa Kryemadhi mund të përshendetej tek dera e shoqëruar nga Lulzim Basha, shenja këto që tregojnë për kamerat se takimi ka shkuar mirë, ose e kundërta kur nuk shoqërohen -Lulzim Basha dhe Kryemadhi nisin të bisedojnë për shumë minuta.
Çfarë ka ndodhur? Pse biseda nuk ka mbaruar në zyrë? Ose pse ajo e vërteta nuk paska filluar? Njohës të mirë dhe bashkëpunëtorë ndër vite thonë se zakonisht Luli bisedat që nuk do donte t’i dëgjojë Berisha nuk i bën në zyrë.
“Basha sa herë kërkon t’ia hedhë Berishës flet ose në ballkon ose në ambjent të hapur, por kurrë në zyrë.” Keshtu siç shihet nga video e Report TV biseda mes te dyvë po zgjat dhe duket sikur sapo ka nisur. Lulzim Basha flet më shumë dhe më kembë e me duar. Kryemadhi ndërhyn më rrallë dhe dëgjon. Se për çfatë po i betohet Luli Monikës atë e di ai, por që nuk do ta dëgjojë Berisha këtë e dimë dhe ne.