Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka treguar qasjen e tij të re në raport me rrjetet sociale. Ai thotë se ka një marrëdhënie të re me “Facebook”-un, “Instagram”-in kohët e fundit.
Në një intervistë për Panorama, Basha tregon se hobi i tij është gatimi dhe se tani që bashkëshortja ka kohë të lirë, i publikon atij videot intime në rrjetet sociale.
“Është e vërtetë që pandemia na ka ndryshuar jetën të gjithëve. Tani që Aurela kalon më shumë kohë në shtëpi dhe gatuan vetë, i ndan këto çaste familjare në rrjet.
Dhe kështu ka zbuluar këtë hobi timin në kuzhinë. Unë kam ikur që i ri jashtë me studime dhe nga jeta kam mësuar të gatuaj ndër vite, aq sa tani, kur gjej kohë, kur kthehem nga puna edhe vonë, jo vetëm që nuk lodhem, por relaksohem kur përgatis diçka të shpejte për darkë”, thotë Basha.