Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani ka dhënë një lajm të trishtë përmes një postimi në Instagram. Arbana ka bërë të ditur se gjyshi i saj ka ndërruar jetë, fiks një vit pas ndarjes nga jeta të gjyshes. “Ma puth fort nanën o gjysh, ah sa do më marrë malli për ju!”, shkruan moderatorja krah fotos ku shfaqet me gjyshërit. Arbana ka publikuar edhe një moment shumë të bukur me gjyshërit kur ata i erdhën surprizë në “Dua të të bëj të lumtur”.

“Kujtimi me i bukur! Kam qene me fat qe i kam patur kaq gjate ne jeten time, por gjithsesi humbja e tyre ma ka thyer zemren. Sot iku gjyshi, fiks nje vit pas Nanes, duke na lene pas kujtimet, Historikun, debulesen per patatet e skuqura dhe shembullin e nje dashurie si ne perralla. Dhe kete surprize te bukur, te paharrueshme, me te vecanten ndonjehere per te cilen do te te jem gjithmone mirenjohese ty Eduart Grishaj dhe stafit tim te Duas”, shkruan Arbana.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)