Gjatë komunikimit me median, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, bëri me dije situatën aktuale të COVID19 në spitale.
“Niveli i shfrytezimit të shtratit është 78% në 4 spitalet Covid. Kemi 1600 shtretër në dispozicion, ndërkohë që edhe spitalet rajonale janë duke trajtuar rastet post-covid si dhe rastet e dyshuara. Por rritja e numrit të rasteve të infektimeve pritet të sjellë rritje të numrit të të shtruarve në spitale”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë nënvizoi se janë rritur kapacitetet e testimit me qëllim kapjen e hershme dhe izolimin e rasteve. “Sa i takon kapaciteteve te testimit, kemi realizuar mbi 80 mije testime te shpejta te antigenit ne 54 qendra te ofrimit të shërbimit në të gjithe vendin. Pozitiviteti i testimit 24-26% dhe kemi kapacitete për ta rritur më tej testimin”, tha Manastirliu.
Duke bërë apel për zbatimin e masave për uljen e infektimeve, Manastirliu ka theksuar se situata epidemilogjike varet drejtpërdrejt nga zbatimi i masave antiCOVID.
“Niveli i riskut në vend eshte i moderuar dhe dicka mbi i moderuar. Masat tona aktualisht janë te moderuara dhe forcimi i zbatimit të ketyre masave është thelbesor per te krijuar ato parametra të nevojshem të situates epidemiologjike që vijne vetëm nga zbatimi i masave”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë i bëri apel qytetarëve të respektojne rregullin e vëtizolimit kur dyshohet se janë të prekur nga covid19, për të kufizuar përhapjen e infeksionit.