Gjatë komunikimin me median në komunikimin javor, me fokus shëndetësinë, Manastirliu bëri me dije arritjet në sistemin shëndetësor, duke filluar nga kujdesi shëndetësor parësor.
“Mbi 1 milion qytetarë janë ata që përfitojnë nga kujdesi shëndetësor cilësor afër vendbanimit, falë programit të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë ka deklaruar se është rritur buxheti për rimbursimin e barnave, duke veçuar financimin për barnat tumorale.
“Kemi rritur me 30% më shumë buxhetin për rimbursimin e barnave. 191 barna të reja janë përfshirë në listë në këto vite. Prej 2018, mbulojmë 100% falas terapinë e Herceptinës për gratë që vuajnë nga tumori i gjirit, si dhe kemi garantuar mbulim falas të terapive të targetuara për pacientët me sëmundjet malinje të gjakut”, tha Manastirliu.
Duke folur për shërbimet falas, Manastirliu tha se janë më shumë 36 mijë qytetarë që kanë përfituar falas koronarogrfinë, ndërsa kjo qeveri ka realizuar për herë të parë programet e parandalimit, duke filluar nga kontrolli mjekësor bazë, depistimi i kancerit të gjirit, depistimi i kancerit të qafës së mitrës, etj.