Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se javën e ardhshme Shqipëria do të marrë një sasi prej 8 mijë dozash të reja vaksinash nga kompania Pfizer. “Javën e ardhme do të vijnë 8 mijë doza vaksina. Nga data 1-15 mars do vijnë 40 mijë doza vaksina në total” – tha Manastirliu.