Manchester City nuk ka hequr dorë nga nënshkrimi i Lionel Messi në një transferim falas këtë verë, por do të presë deri në mars ose prill para se të zbulojë situatën në lidhje me sulmuesin e Barcelonës, raporton ESPN. Messi, 33 vjeç, i skadon kontrata me Barcelonën në qershor dhe ka qenë i lirë të negociojë me klube të tjera që nga 1 janari. City u interesua jashtëzakonisht shumë për argjentinasin gushtin e kaluar kur ai kërkoi të largohej nga Barcelona.

Të kundërtën po e bën ekipi francez, Paris Saint-Germain, që ka bërë shumë zhurmë për dëshirën e tyre për të nënshkruar me Messin në fund të sezonit. City do t’i japë kohë dhe do të shohë se si zhvillohet situata, edhe nëse PSG ka marrë një qasje tjetër, një qasje të cilën burime nga Barca i kanë thënë ESPN është plotësisht mënyra e gabuar për të provuar dhe joshur Messin.

Man City ende po ndjek Messin, por kanë vendosur të miratojnë një taktikë më pak agresive në ndjekjen e nënshkrimit të tij. Ata përdorën një strategji të ngjashme vitin e kaluar kur nuk bënë shumë zhurmë. Pep Guardiola foli me Messin në telefon për t’i shitur atij projektin e City, ndërsa raportohet se disa anëtarë të stafit të klubit mbeten në kontakte të rregullta me njerëzit e Messit.