Bashkia Fier nuk ka ndalur dezinfektimin e institucioneve arsimore apo rrugëve kryesore në bazë të një plani të hartuar nga Drejtoria e pastrim gjelbërimit. Kjo bëhet për të garantuar shëndetin e nxënësve, të personelit mësimdhënës, ashtu dhe kopshteve.

Kjo për shkak edhe të rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Fier. Por kujdesi është shtrirë edhe në rrugët kryesore të qytetit, pikërisht aty ku ka më shumë popullim më shumë lëvizje. Mbasditen e sotme nëpërmjet një makinerie bashkohore për të tilla raste, bashkia Fier ka nisur dizenfektimin e rrugëve nga Qendera Kryesore e qytetit, rrugët kryesore si dhe në pedonale .