Disa përdorues të iPhonet së shpejti do të jenë në gjendje të zhbllokojnë telefonat e tyre inteligjentë pa pasur nevojë të heqin maskat e fytyrës në publik. Apple (AAPL), ditëve të fundit po teston programin e ri iOS që do të lejojë njerëzit të zhbllokojnë mjetin e sigurisë së njohjes së fytyrës së iPhone-it, Face ID, nëse ndodh që të kenë të veshur edhe një Apple Watch
Aktualisht, Face ID njeh se kur dikush ka veshur maskë dhe shkakton shfaqjen e ekranit të hyrjes së kodit. Por azhurnimi i fundit, i cili është pjesë e një prove beta për zhvillues, e që ka të ngjarë të dalë së shpejti, do të lejojë që një iPhone të komunikojë me një Apple Watch të sinkronizuar kur telefoni ngrihet për të përdorur Face ID-in.
Kur të përfundojë vërtetimi pajisjet duhet të jenë në afërsi me iPhonen, e kjo do të shkyçet automatikisht dhe Apple Watch do të dridhet.
Apple tha se përdoruesit do të duhet të zgjedhin këtë veçori. Për qëllime të sigurisë, azhurnimi do të funksionojë vetëm për të zhbllokuar telefonin; përdoruesit do të duhet akoma të shkruajnë një kodkalim për të bërë transaksione përmes Apple Pay, App Store ose iTunes nëse mbajnë maskë.