Arbjan Mazniku ka kujtuar kohën kur Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës dhe thotë se shkonte në punë një herë në javë për dy vitet e punës. Në emisionin “Open”, theksoi se Basha i ka braktisur sistematikisht njerëzit.
Mazniku: Dy vjetët e fundit në Bashkinë e Tiranës, zotëria vinte në punë një herë në javë.
Godole: Ne në punë mund të dalim përditë, por varet çfarë bëjmë.
Mazniku: Minimumi është të vish në bashki dhe të bësh punën për të cilën të paguajnë njerëzit.
Godole: Këtë vendos elektorati, nëse e penalizon.
Mazniku: Zotëria e braktisi detyrën, u largua nga gara. E dinte që nuk kishte shans ta votonin më dhe iku. Pyetja që kam unë, a është ky zotëri personi që zgjodhën qytetarët si kryetar i opozitës? Po. Edhe e braktisi. Në mënyrë sistematike i ka braktisur njerëzit.