Dimitar Berbatov nuk ka dyshime rreth futbollistit më të mirë në botë. As Leo Messi dhe as Cristiano Ronaldo, ish-sulmuesi i njohur bullgar zgjedh Kylian Mbappe, yllin e PSG-së. Gjatë analizës së tij, ish-bomberi i Manchester United ndalet edhe te një tjetër lojtar që po zhvillon paraqitje fenomenale me “Djajtë e Kuq”. Flasim për portugezin Bruno Fernandes, të cilin Berbatov e llogarit si kandidat për fitimin e “Topit të Artë”.

“Mbappe është numri një në botë në këtë moment, e shoh mbi Messin dhe Ronaldon. I takon atij dhe Haaland të marrin trashëgiminë e argjentinasit dhe portugezit. Nuk duhet nënvlerësuar edhe një tjetër futbollist: Bruno Fernandes. Mund të jetë një kandidat për fitimin e ‘Topit të Artë’, duke marrë parasysh rendimentin e lartë që po shfaq te Manchester United“, thekson Berbatov.