Kylian Mbappe është padyshim një ndër lojtarët më të mirë në Botë për momentin dhe shihet si pasardhësi i Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Su lmuesi francez nuk e ka mohuar kurrë admirimin që ka për Realin e Madridit, me këta të fundit që kanë tentuar disa herë ta transferojnë në Spanjë. Gjithsesi, pengesë ka qenë gjithnjë klubi i PSG, por duket se për këtë gjë drejtuesit madrilenë kanë përgatitur një plan. Sipas asaj që raporton “ABC Deportes”, Reali do t’i kërkojë Mbappes që të presë edhe një vit për t’u transferuar në Madrid.

Paga e lartë që Mbappe përfiton në Paris dhe mbi të gjitha kërkesat e larta që mund të ketë PSG e bëjnë të pamundur transferimin e sulmuesit te Real Madrid këtë verë. Keshtu që, “Los Blancos” do të përqendrojnë të gjitha forcat për në verën e vitit 2022 për të transferuar Kylian Mbappe në “Santiago Bernabeu”. Kujtojmë se kontrata aktuale e Mbappes me PSG është e vlefshme pikërisht deri në verën e vitit 2022, dhe francezi ende nuk ka vendosur nëse do ta rinovojë apo jo kontratën.