Gramoz Krakulli nga fshati Fiershegan i Lushnjës ka mbjellë në 2.5 hektarë tokë pemët e agrumeve, nga të cilat pret të përfitojë këtë vit 500 kuintalë mandarina. Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video ku Krakulli rrëfen historinë e tij sesi e mbolli tokën e tij me agrume. “Në këtë ditë me shi, pak diell nga ky plantacion me mandarina, ku Gramozi na rrëfen punën e ngritur në 7 vite dhe arsyen pse vendosi të kultivonte fruta në tokën e tij, duke gjetur edhe mbështetjen tonë përmes AZHBR. Në 2.5 hektarë Gramoz Krakulli ka mbjellë pemët e agrumeve, nga të cilat pret të përfitojë këtë vit 500 kuintal mandarina, vetëm në këtë sipërfaqe, ku ai rrëfen historinë e tij”, – tha Rama.

“Jam shumë i përkushtuar pas agrumeve. Kam një sipërfaqe prej 2 ha e gjysmë. Përveç tokës time kam marrë edhe toka me qira, kam mbjell portokalle, një pjesë të vogël e kam limona. Kjo bahçe është vit i shtatë që prodhon dhe është vetëm me mandarina”, – thekson Krakulli. Ai tregon se, “kam qenë shofer dhe kam shkuar shumë nga zona e jugut e pata shumë për zemër dhe mendova pse mos ta kultivoj edhe unë që e kam tokën atje. Sivjet pretendoj të marr 5 kv vetëm në këtë bahçe. Këtu kam rreth 16 dynymë dhe e kam mbjell vitin që kaloi edhe një tokë tjetër me portokalle që e kam marrë me qira”. “Nga AZHBR aplikova para dy vjetësh dhe përfitova vetëm vaditjen, ujitjen me pika. Jam i lidhur me një tregtar nga Kosova me një pikë në Lushnjë dhe atje i dërgoj çdo vit prodhimet e mia. Synimi im është që të më shtohet prodhimi se më pëlqen kjo si punë dhe prodhimi është bio”, – nënvizoi Krakulli.

Fermeri Krakulli tha se “kam një mesazh për brezin e ri të mos ikin jashtë vendit. Po të shikosh të gjitha tokat janë bosh, të rrinë në Shqipëri të punojnë edhe jashtë shtetit punon argat tek tjetri, ndërsa këtu punon tek puna e tij”.