Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Milva Ekonomi gjatë turit të vizitave në terren është ndalur në Mollas, 25 km nga Elbasani, në fermën e bletëve “Bova Shpk”. Ekonomi e vlerësoi këtë sipërmarrje në fushën e bletarisë ku shprehet se, “një tjetër rast kuptimplotë i mbështetjes që mundësohet nga qeveria shqiptare nëpërmjet skemave kombëtare”.
“Me rreth 400 koshere, kjo fermë ndiqet me kujdes nga Drejtoria e Shërbimeve të Mbrojtjes së Bimëve, Elbasan në kuadër të marrjes së mostrave për planit kombëtar të monitorimit të mbetjeve dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit mbi procesin e prodhimit dhe cilësisë së mjaltit sipas standardeve më të larta të sigurisë ushqimore”, u shpreh Ekonomi.
Mbështetja për bletarinë me fonde publike është shumëfishuar ndjeshëm në 7 vitet e fundit.
Në këto vite qeveria ka rritur fondet publike në mbështetje të këtij sektor në shumën e 163 milionë lekëve në vitin 2020 kundrejt totalit 19.2 milionë lekë që ishte në vitin 2013.