Zv.ministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, ka folur për situatën e Covid-19 në vend, teksa sot u regjistrua një shifër rekord prej 21 v ikti ma sh. Në një prononcim për Klan News, Tomini komentoi edhe deklaratën e krydemokratit Lulëzim Basha, i cili në një takim të ditës së sotme me mjekët tha se numri mesatar i vde kjeve në Shqipëri është mbi 6 mijë. Ajo theksoi se askush në bazë të parimeve humane dhe të përgjegjshme përpara ligjit nuk mund të tjetërsojë numrin e të vde kurve. Pyetje: Basha ka pasur një takim me mjekët, ku veç të tjerave thotë që numri mesatar i vdekjeve është më shumë se 6 mijë, një kontrast shumëfish më i lartë se shifra që raportohet. Keni një koment për këtë shifër? Vërtetohet kjo shifër që është mbi 6 mijë të vdekur?
“Sigurisht rivlerësimi i vlerave apo i rasteve përkundrejt numrit të rasteve të vde kjeve, kërkon një periudhë më të qetë rigjykimi apo rivlerësimi. Absolutisht rastet e deklaruara janë rastet e konfirmuara nga mjekët e klinikës, përkatësisht të spitaleve covid dhe spitaleve rajonalë. Pyetje: Shifra që janë mbi 6 mijë mendoni se është e vërtetë? Vërtetësinë e të dhënave e mbart vetëm raportimi klinik. Absolutisht asnjë raportim i dyzuar apo tjetërsuar nuk mund të vlerësojë numrin e rasteve të vd ekjeve. Askush në bazë të parimeve humane dhe të përgjegjshme përpara ligjit nuk mund të tjetërsojë numrin e të vde kurve.
Numri i vd ekjeve është realisht ai i raportuar me përgjegjësi të plotë nga mjekët specialit të spitaleve rajonale, aktualisht të hapura dhe spitaleve covid-19.”