Në kushtet kur vende si Gjermania hezitojnë të bëjnë vaksinën e Astra Zenecas apo kur në shumë të tjera nuk kanë sasitë e duhura ose shumë pak nga pritshmëritë, Britania është duke aplikuar një program agresiv dhe masiv vaksinimi duke e renditur ndër vendet e para në botë për nga numri i banorëve të imunizuar. Por është pikërisht hezitimi nga pjesëtarë të komuniteteve të ndryshime etnike si nga vendet afrikane, të Karaibeve dhe ata me origjinë nga India dhe vendet përreth që për arsye apo paragjykime të ndryshme, por edhe për shkak të teorive konspirative hezitojnë ndryshe nga shumica e britanikëve që të marrin vaksinat e Covidit.
Ky fakt ka detyruar Mbretëreshën e Anglisë, Elisabet të ndërhyjë personalisht duke bërë thirrje që këto kategori të vaksinohen duke përmendur shembullin e saj. Ajo ka deklaruar se “vaksina nuk të dhemb dhe se ata që hezitojnë do të duhet të mendojnë edhe për të tjerët dhe jo vetëm për veten e tyre.” Në një mesazh me video, monarkia angleze 94 vjeçare duke folur për përvojën e saj ku bëri vaksinën e muajit të kaluar thotë se “në momentin që bën vaksinën, ju përjetoni ndjenjën e të qenit të mbrojtur, e cila mendoj se është shumë e rëndësishme.”
Sipas një raporti të qeverisë britanike, minoritetet etnike nuk kanë më shumë gjasa të vdesin nga Covidi sesa britanikët e bardhë, por janë më të rrezikuar nga infektimi. Britania ka vaksinuar deri më sot mbi 18 milionë qytetarë dhe vetëm ditën e djeshme janë bërë gjysëm milionë vaksina, ndërkohë që një ditë më parë është shënuar numri më i vogël i v dekj eve nga Covidi dhe infektimeve, ku vaksinimi i popullsisë dhe masat shtrënguese konsiderohen si faktorët kryesor në mposhtjen e virusit dhe në daljen e ngadaltë, por të sigurt nga pandemia.