Është ndarë nga jeta gazetari shqiptar nga Kosova Bedri Sadiku. Sadiku është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare. Ai punonte si gazetar në të përditshmen “Rilindja”. Ai ka punuar si korrespodent i gazetës Në fjalë në Gjulan, Tiran dhe Shkup.
Ai ishte njohës i mirë i zhvillimeve politike në Maqedoni. Evidentoi shkeljet e të drejtave të shqiptarëve, përmes raportimeve, analizave e shkrimeve autoriale, madje disa herë u ndalua dhe arrestua nga policia. Bedri Sadiku, lindi në Rahovicë të Preshevës, ndërsa ka jetuar në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri.