Një raport ka treguar se njerëzit kanë rregullat e tyre kur bëhet fjalë për teshtimën e cila mund të zbulojë shumë për ju. Më poshtë janë listuar 5 llojet e teshtimave që tregojnë tiparet e personalitetit tuaj.
Teshtima me zë të lartë dhe të gjitha spërklat jashtë Këtyre njerëzve u duket shumë e këndshme teshtitja. Ata zakonisht kanë një zë të lartë dhe pohues dhe nuk e kanë mendjen tek teshtima. Këta njerëz janë gjithashtu pohues dhe të sigurt në vetvete dhe ndihen rehat në kontekstet shoqërore.
Teshtima miu Njerëzit që kanë një teshtimë miu janë të ndrojtur kur teshtijnë dhe zakonisht fryjnë hundët në një mënyrë diskrete. Ata përpiqen të mos bëjnë zhurmë ose ta mbajnë atë në minimum. Ky person konsiderohet të jetë i ndrojtur, por ka sjellje të mirë dhe është i vetëdijshëm për atë që është shoqërisht e pranueshme ose jo. Këta njerëz zakonisht janë më të ndjeshëm edhe ndaj gjykimit shoqëror.
Nuhatësi serial Njerëzit mund ta konsiderojnë irritues një person që ka këtë lloj teshtime. Në vend që të lejojnë teshtitjen, nuhatësit serialë, siç tregon emri, vazhdimisht nuhasin në mënyrë që ata të mos lënë një teshtimë të dalë rastësisht. Këta njerëz nuk janë të kënaqur me fryrjen e hundës në publik dhe janë të pasigurt nga ana shoqërore.
Teshtima e pandërprerë ose teshtima serike Njerëzit që teshtijnë pa ndërprerë dhe në mënyrë shumë të egër, nuk shihen si shoqërisht të pranueshëm dhe kjo gjë lidhjet me shëndetin e dobët ose ndonjë sëmundje.
Ekzaminues paranojak Ekzaminuesit paranojakë gjithmonë kërkojnë mbetjet e teshtimave të tyre dhe sekrecionet e hundës dhe përpiqen t’i pastrojnë sa më shpejt që munden. Ky lloj personi është i ndjeshëm në lidhje me pamjen e tij dhe shqetësohet për atë që njerëzit mendojnë për të nga jashtë.