Mes emocionesh, surprizash e të papriturash, nisi plot rrahje zemre nata finale e spektaklit Love Story në TV Klan, teksa tashmë ky show kurorëzoi edhe një çift pas 15 puntatash. Ishte Meri e zgjedhura e Saimirit, protagonistit të kësaj romance, e cila ka pasur disa takime romantike të 33-vjeçarit, ku nuk kanë munguar fjalët e dashurisë dhe puthjet plot pasion.
Formula e ceremonisë së trëndafilave ishte ndryshe këtë herë, teksa vajzat ndodheshin në dhoma të ndara dhe nuk e dinin çfarë ndodh në skenë. Ato u thirrën një nga një nga produksioni për të marrë vendimin e Saimirit për to. Ndërkohë Generda, nuk arriti t’ia merrte zemrën Saimirit 100%.
Ata patën takimin e tryre të fundit në Stamboll, një takim mjaft romantik dhe plot ndjesi, ku dyshja i shprehën ndjesitë njëri-tjetrit. Por siç duket, ndjenja e Saimirit ka qenë më e fortë për Merin, bukuroshen nga Elbasani, e cila arriti të dilte më një partner nga Love Story./