Çdo planet ka një rol të caktuar dhe Mërkuri është ai yll që përgjgjet për mendimet, fjalët, logjikën dhe inteligjencën. Por edhe Mërkuri mund të ecë mbrapsht, mund të pushojë së funksionuari prmes atij fenomeni që teknikisht quhet retrogradacion. Kështu nga 30 Janari dhe më pas për tre javë, deri më 21 shkurt—Mërkuri merr një pauzë, kthehet mbrapa për të vënë rregull mes ideve, për të sistemuar disa detaje që i kishte anashkaluar, por që duhen thelluar. Prandaj, qielli ju kërkon të jeni të kujdesshëm këtë periudhë, të lini mënjanë nxitimin dhe optimizmin e ekzagjeruar për të bërë në mënyrë ekselente çdo gjë, për të mos bërë gabime të kota.

Kështu nga Dashi, Demi, Gaforrja dhe Akrepi kërkohet që të tregohet shumë kujdes me gjërat praktike dhe punën kurse nga Binjakët, Ujori dhe Peshorja kërkohet më pak entuziazëm dhe më shumë këmbë në tokë në mënyrën e të jetuarit të momentit. Për Luanin, Shigjetarin dhe Peshqit do të jetë e rëndësishme të kurohen më mirë raportet dhe dialogu me njerëzit e afërt. Virgjëresha duhet t’ia kushtojë vëmendjen më të madhe mirëqenies fizike, kurse Bricjapi duhet të mendohet mirë para se të ndërmarrë një sfidë.