Disa minuta më parë, modelja Oriola Marashi ka ndarë në rrjete sociale një lajm të hidhur. Një person shum i dashur për të ka ndërruar sot jetë, humbje që e ka prekur shumë Oriolën. Ajo ka ndarë në InstaStory një foto me dorën e të moshuarës, teksa tregon se e thërriste “Tetja”. “Tetja ime”- shkruan Oriola mes lotësh, teksa foton e ka shoqëruar me emojin e një engjëlli. Prej disa kohësh, modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda po shijojnë lidhjen e tyre të dashurisë.
Ata janë parë kudo së bashku, madje nuk i kursejnë as momentet e ëmbla me njëri-tjetrin në rrjete sociale. Oriola dhe Erosi janë kokë e këmbë të dashuruar dhe po e shijojnë në maksimum kohën së bashku, madje lidhja ka shkuar në një tjetër stad dhe është bërë tashmë goxha serioze. Lart e poshtë kanë qarkulluar lajmet se pandemia Covid-19 pengoi planet e tyre për fejesë, pasi Oriola tashmë do t’i kishte thënë “Po” Erosit. Madje, Oriola ka një marrëdhënie të shkëlqyer edhe me familjarët e Grezdës. Ditën e djeshme, ajo gatoi për futbollistin së bashku me kunatin dhe duket se u morën vesh mirë bashkë.