Muhammad Obaidul Karim, një biznesmen kontrovers, është dënuar me bu rgim të përjetshëm në Bangladesh. Lajmi nuk do të kishte ndonjë vlerë në Shqipëri, por personi në fjalë, në fakt ka pasaportë shqiptare, edhe pse ka qendruar në vendin tonë vetëm 64 orë. Ai u pajis me pasaportë shqiptare nga Nishani dhe Meta, madje ky i fundit, i dha mikut të vet edhe mbi një mijë hektarë tokë në Fier. Më pas, Karim hodhi në gjyq Shqipërinë dhe kërkonte një million euro dëmshpërlim. Skandali Meta-Nishani me “shqiptarin” Muhammad Obaidul Karim: Mori pasaportë shqiptare për 64 orë, tani kërkon 1 mln euro nga Shqipëria Ilir Meta është përfshirë në një skandal të madh me dhënien e nënshtetësisë shqiptare, në shkelje të ligjit, për qindra persona.
Por, Meta nuk e ka për herë të parë, përfshirjen në skandale të tilla. Në bashkëpunim me Bujar Nishanin, ai ka bërë shqiptar disa vite më parë, kur Nishani ishte presidenti dhe ai kryetar Kuvendi, biznesmenin nga Bangladeshi, Muhammad Obaidul Karim. Ky i fundit ka qendruar vetëm 64 orë në Shqipëri. Ilir Meta, me anë të ministrit të tij Edmond Panariti, i dha atij mbi një mijë hektarë tokë në Fier, për një investim që nuk e bëri kurrë. Dhe sot, ai ka hedhur në gjyq shtetin shqiptar dhe kërkon 1 milionë euro dëmshpërblim.
Historia është risjellë nga biznesmeni Bujar Zhuri, i cili thotë se Karim dyshohet se pastron paratë e terroristëve islamikë. Se Ilir Meta e ka merak këtë punën e terroristëve, meqë na ka akuzuar si gazetë, pse i kemi përmendur dhënien e nënshtetësisë terroristëve. Ja pra, ku i doli një personazh jo terrorist, po më keq akoma, që pastron paratë e tyre. “Muhammad Obaidul Karim eshte shqiptari nga Bangladeshi. Meta i dha 1140 ha ne Topoje te Fierit investim qe nuk e beri kurre. Bujar Nishani nen ndikimin e Metes dhe E.Panaritit i dha nenshtetesine shqiptare per vetem 64 oresh qendrimi ne token shqiptare,edhe pse dyshohet se ishte nje pastrues i parave edhe te organizatave terroriste islamike.
Tani me bekimin e Bekimit nipi i Mendu Thacit ka hedhur ne gjyq shtetin shqiptar Ministrine e Bujqesise dhe i kerkon nje demshperblim prej 1 milion eurosh. Ku e gjene te drejten keta islamike te marrin nenshtetsi, te marrin toke dhe tani edhe demshperblim nga taksapaguesit shqiptare? Pyesni Meten, Panaritin dhe Nishanin”, thotë Zhuri në denoncimin e tij. (TemA)