Në takimin e zhvilluar me Ambasadoren e Francës në Tiranë Sh. S. Znj. Elisabeth Barsacq, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi e ka uruar atë për këtë detyrë të rëndësishme dhe ka ndarë gjithë gatishmërinë e saj për të çuar akoma më përpara nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona në fusha me interes të ndërsjellë.

Ministrja Kushi shprehet gjithashtu se ka përcjellë mirënjohjen e qeverisë shqiptare për kontributin e vyer që Franca ka dhënë në periudhën pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe veçanërisht gjatë pandemisë COVID-19 në dobi të mbarëvajtjes së procesit mësimor.

“Me Ambasadoren Barsacq shkëmbyem gjithashtu të njëjtat pikëpamje për të forcuar standardet e ndërveprimit mes #MASR dhe @Ambassade de France en Albanie në çështje të përbashkëta që lidhen me arsimin, sportin dhe rininë” – mbyll postimin e saj në rrjete sociale, Ministrja Evis Kushi.

E urova përzemërsisht Sh. S. Znj. Elisabeth Barsacq në detyrën e saj të rëndësishme si Ambasadore e Francës në Shqipëri…

Posted by Evis Kushi on E martë, 9 Shkurt 2021