Sot fillon vaksinimi i stafeve mjekësore të spitaleve Covid me dozën e dytë të vaksinës. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu përmes një postimi në facebook shkruan se dozat e para të vaksinave antiCOVID që mbërritën mbrëmë janë siguruar tashmë në zinxhirin ultra ftohës -80 gradë, me standardet e duhura.

Postimi i ministres Manastirliu:

Dozat e para të vaksinave antiCOVID që mbërritën mbrëmë janë siguruar tashmë në zinxhirin ultra ftohës -80 gradë, me standardet e duhura Sot mjekët dhe infermierët e parë që u vaksinuan, do të marrin dozën e dytë në Stadiumin Air Albania.
#ShqipëriaBuzëqesh