Ende të pamësuar mirë me realitetin e ri, edhe pse ka kaluar pothuajse një vit qëkur ka filluar pandemia, të gjithëve na ka ndodhur në një moment që të harrojmë përdorimin e maskës. Një gjë e tillë i ka ndodhur edhe Kancelares gjermane Angela Merkel , pas një seancë parlamentare.
Episodi i referohet disa ditëve më parë, kur Merkel foli para Bundestagut duke bërë autokritikë mbi kohën e reagimit ndaj përhapjes së COVID-19 në Gjermani.
Pastaj në fund të fjalimit ajo u kthye të ulej në vendin e saj, duke lënë maskën personale në foltore. Sapo vuri re harresën, Merkel shpejt u kthye për të marrë përsëri maskën, por reagimi i saj ka ngjallur reagime të shumta, duke bërë videon virale.