Pas fotos së publikuar nga bashkëshortja e Lulzim Bashës ku të dy shfaqeshin duke udhëtuar me makinë pa rrip sigurimi ka reaguar edhe Zv.Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari.
Duke marrë shkas nga kjo foto, me anë të një postimi në Facebook Lamallari shkruan se mbi 1000 persona që kanë humbur jetën në aksidente rrugore kur Basha ishte minister i brendshem ne vitet 2009-2011. “Mos bëj dhe ti si Luli! Timoni është përgjegjësi dhe jo aventurë! Sigurimi për vendosjen e rripit garanton sigurinë edhe të pasagjerëve!”-shkruan zv Ministri në reagimin e tij.
Postimi i plotë:
⚠️Mos bëj dhe ti si Luli!⚠️ – Mbi 1000 vetë kanë humbur jetën në vitet 2009-11, kur Luli ishte MB. Shumë prej tyre mund të kishin shpëtuar falë rripit të sigurisë! – Më tepër se librat me ?, fëmijët mësojnë nga sjellja e prindërve. – Timoni është përgjegjësi dhe jo aventurë! Sigurimi për vendosjen e rripit garanton sigurinë edhe të pasagjerëve! Kujdes: Respektoni kufizimet e shpejtësisë, mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur dhe vendosni rripin e sigurisë! Një person i dashur ju pret!