Gjermania pritet që të zgjasë kufizimet anti-covid për të ndaluar përhapjen e koronavirusit në vend deri më 14 mars. Mediat raportojnë se kështu thuhet në një draft-marrëveshje mes kancelares Angela Merkel dhe liderëve të 16 shteteve federale.

Numri i rasteve ditore me koronavirus në Gjermani është në rënie, dhe kjo ka shtyrë disa drejtues që të lehtësojnë masat, megjithatë po rriten shqetësimet për impaktin që mund të kenë format e reja të virusit.

“Ne kemi një situatë shumë të brishtë”, tha për Spiegel Online Winfried Kretschmann, kryeministri i Gjelbërve të shtetit jugor të Baden-Wuerttemberg. “Mund të shohim në vendet e tjera, të tilla si Portugalia, sa shpejt mund të kthehet batica.”

Merkel e ka bërë të qartë se shkollat fillore dhe çerdhet do të kenë përparësi në çdo lehtësim. Në draft-marrëveshje thuhet që shtetet individuale mund të vendosin se si dhe kur do të fillojmë sërish mësimi. “Nëse numri i të infektuarve vijon të bjerë, përparësia më e lartë është qartë tek fëmijët më të vegjël,” tha Kretschmann.