Një 23-vjeçare nga Rusia që po shijon romancën me partnerin milioner rrëfeu se planet e tyre janë që të rrisin 105 fëmijë biologjikë. Në vetëm 10 muaj, ata kanë mirëpritur 10 fëmijë nga nëna surrogate. Christina Ozturk, me origjinë nga Moska takoi bashkëshortin e saj Galip Ozturk, pronar hoteli, 56 vjeç teksa po shijonte pushimet në Batumi, Georgia.

Christina solli në jetë vajzën e saj Vika në moshën 17-vjeçare, tha se donin të bënin sa më shumë fëmijë sa më shpejt të ishte e mundur. Fëmija i tyre nga nënat surrogate erdhi në jetë më 10 Mars 2020, ndërsa fëmija i 10-të erdhi në jetë më 16 janar 2021.

Nëna e 11 fëmijëve rrëfeu planet e së ardhmes duke thënë: “Nuk e di sa do të arrijmë, por ne nuk e kemi ndërmend të ndalojmë këtu.”

Christina, e cila ndjek një rutinë strikte për rritjen e fëmijëve tha se foshnjet flenë nga ora 20:00 deri në 06:00 çdo mbrëmje dhe secila prej dadove të familjes ruan çdo detaj të fëmijëve.