Nga Denis Dyrnjaja/ Është një lajm shumë i rëndësishëm unifikimi i Opozitës për zgjedhje, sepse pas 25 Prillit do kuptojmë dy gjëra cili është problem më i madh për shqiptarët në kuptimin nominal dhe se pas 25 Prillit, humbësi është humbësi dhe fituesi do të jetë fituesi. Dështimi s’mund të ketë alibi. Tani shqiptarët i kanë të qarta, sidomos ofertat njerëzore që përfaqësojnë edhe ofertat politike dhe programore.
Nëse Basha e mund Ramën do të ketë një meritë të jashtëzakonshme sepse ka arritur të gjejë formulën e duhur. Nëse Basha humb sërish do të thotë se ai ka mbajtur për 8 vite me radhë peng PD dhe opozitën duke i shërbyer në mënyrë të përkryer me paaftësinë e vet politike Ramës. Kjo e 25 Prillit është një provë historike dhe jetike politike për Bashën dhe karrierën e tij si politikan.25 prilli veç votave ka edhe një biletë vetëm vajtje. Të shohim kush për kë do jetë rezervuar ajo për Ramën apo Bashën.