Mbi 80 anëtarë anëtarë të Lëvizjes Socialiste në njësinë 8 në Tiranë kanë braktisur këtë forcë politike dhe kanë kaluar në radhët e Partisë socialiste.
Arsyet përse ata kanë zgjedhur forcën më të madhe politike në vend, PS, janë të shumta, duke përmendur këtu shkeljen e besimit nga ana e LSI por edhe mungesa e mbështetjes për anëtarët e saj.
Këta 80 ish antëtarë tashmë të LSI janë pajisur me karta të Partisë Socialiste, dhe gjithë ky grupim po vazhdon punën me strukturat e partisë socialiste.
Një ndër ish anëtaret e strukturave të LSI në njësinë 8 është edhe Albana Koka, anëtarja më e re e PS e cila pas zhgenjimit nga forca së cilës i besoi energjinë e saj zgjodhi t’i bashkohet familjes së madhe socialiste si e vetmja forcë ku çdo zëri i çdo kujt dëgjohet dhe respektohet.