Norbert Jokli, i lindur si sot më 25 shkurt 1887, ishte një albanolog i ndritur, një murg i dijës dhe gjeni i gjuhëve krahasuese. Rrugëtimi i tij filloi me romanistikën dhe sllavistikën, ndërsa në moshën 30 vjeçare provoi dhe ra në dashuri me gjuhën shqipe të cilën e konsideronte të rrallë, duke e lidhur kështu rrugëtimin e tij në mënyrë të pazgjidhshme dhe të përjetshme me gjuhën shqipe dhe Shqipërinë. Nxënës të këtij albanologu të shquar ishin midis të tjerash korifeu Eqrem Çabej dhe Lasgush Poradeci dhe shumë e shumë të tjerë me të cilët kuvendonte nëpër lagjet e Vjenës. Norbert Jokli madje vizitoi edhe Shqipërinë ndërsa gjatë gjithë kësaj kohe deri në v dekjen e tij publikoi një volum të jashtëzakonshme punimesh për gjuhën shqipe, transmeton lexo.com.al.  

Fatkeqësisht, si një austriak me origjinë hebreje, dhe ndërsa L ufta e dytë Botërore ishte shpërndarë si l avë s hkatërruese në të gjithë Evropën, Norbert Jokli u a rrestua në shtëpinë e tij nga Gestapo, sipas disa studiuesve, para se ai të arrinte të vinte në Shqipëri për të cilën kishte rënë dakord. Fundi i tij ishte t ragjik, dhe pavarësisht nga skenarët e ndryshëm sesi ai mund të ketë h umbur jetën, v dekja e tij ishte një fatk eqësi kombëtare pasi kombi dhe gjuha shqipe h umbën një njëri i cili jo vetëm lartësoi gjuhën shqipe por mbështeti gjithashtu tezën e shqiptarëve autoktonë dhe të bashkimit kombëtar në një shtet kombëtar./Lexo.com.al/e.c.