Enca ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory së fundmi ku ka zbuluar shumë të pathëna rreth jetës private. Një nga ndjekësit i ka shkruar se ka dëgjuar që Enca e ka humbur virgjërinë e saj.
Ndërsa këngëtarja e ka konsideruar si të rremë këtë thashethem, duke i kthyer një përgjigje epike.
“Nuk e humba, e dhurova”, ka replikuar ajo. Më tej, Enca ka zbuluar se është single dhe se nuk do të dilte me një reper. Sipas saj, lidhjet me reperë nuk janë të shëndetshme.