Orinda Huta dhe Turjan Hyska, një ndër çiftet më të dashura për publikun, aludohet se janë në një pritje të fëmijës së tyre të parë. Ndërsa ka postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, Orinda shfaqet e përqafuar me Turin me duart në barkun e saj. Kjo ka ngjallur dyshime tek fansat, të cilët e kanë “bo mbarduar” me komente dhe kanë ngritur dyshimin se në të vërtet Orinda është shtatëzanë.
Në foto të dy duken shumë të lumtur dhe të bekuar, por ajo çka e shton dyshim është fakti se në postim kanë komentuar mikeshat të Orindës. Xhemi Shehu dhe Marcela Lati i kanë lënë 3 zemra si koment. E ndërsa vitin e kaluar çifti kurorëzoi dashurinë e tyre në martesë, të gjithë jemi në pritje të një konfirmimi ose jo nga ana e Orindës dhe Turit për lajmin e një pritjes së një fëmije.