Këngëtarja Taylor Swift është detyruar të anullojë për herë të dytë koncertin e saj, pasi e anulloi për herë të parë në prill të vitit që lamë pas. E mërzitur, Taylor i ka treguar fansave se korona e ka detyruar ta bëjë këtë, duke shtuar se s’mund të japë dot një datë të saktë se kur do të mbajë një koncert.
“Më vjen keq që duhet t’iu jap këtë lajm, por turi im është shtyrë sërish për shkak të pandemisë. Më vjen keq që nuk mund t’ju thua shoh nga afër. Mezi po pres që e gjithë kjo të mbarojë dhe të performoj sërish para jush”- ka thënë Taylor. Këngëtarja është treguar gjithnjë shumë e rezervuar për jetën e saj private, por në muajin dhjetor ka ndarë disa detaje shumë interesante për lidhjen me Joe Alwyn. Këngëtarja ka treguar se lidhja e tyre është forcuar akoma më shumë pas këngëve të trishta dhe nga dashuria për shkrimin e këngëve të tilla. Joe ka marrë pjesë në dy albumet e fundit të Taylor, Folklore dhe Evermore, duke shkruar nën emrin William Bowery.
“Joe dhe unë i duam shumë këngët e trishta. Ne jemi lidhur akoma më shumë nga muzika. Ne shkruajmë këngët më të trishta. I dashurojmë vërtetë këngët e trishta. Çfarë mund të them? Ishte një surprizë që nisëm të shkruanim bashkë”, ka thënë Taylor në një emision. Ajo ka treguar se i dashuri e ka prezantuar gjithmonë me këngë të cilat nuk i ka dëgjuar më parë dhe që më pas i ka bërë pjesë të të preferuave të saj. Taylor tha se Joe u kthye në bashkëpunëtorin e saj më të mirë gjatë ditëve të izolimit. “Mendoj se nuk do e kishim marrë këtë hap nëse nuk do të kishim qenë në izolim, mendoj se nuk o të kishte ndodhur dhe jam shumë e lumtur që ndodhi”, është shprehur artistja.
Ndërkohë së fundmi në mediat rozë ka qarkulluar lajmi se ajo dhe Joe janë martuar, pasi në kopertinën e albumit të fundit Taylor u shfaq e veshur me një fustan nusërie. Dyshimet u shtuan akoma dhe më shumë pasi familjarë të saj refuzuan të flisnin rreth këtyre thashethemeve, ndërkohë që as artistja dhe as partneri i saj nuk kanë reaguar në lidhje me to.