Papa Françesku ka shprehur mirënjohjen për mjekët, infermierët dhe punonjësit shëndetësorë që humbën jetën si pasojë e pandemisë, duke i konsideruar heronj.

“Ata janë vëllezërit dhe motrat tona që kanë rrezikuar jetën për shkak të Covid, janë heronj dhe gjithsecili prej nesh duhet të jetë mirënjohës për kontributin e tyre,” shkruhet në mesazhin e shkruar nga Papa në Ditën Kombëtare në kujtim të mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën për shkak të Covid-19. Mesazhi i Papës u lexua nga Kryepeshkopi Paglia, në fund të ceremonisë përkujtimore.